Tatimet fillojnë aksionin, kujdes dokumentet e regjistrimit dhe kasat!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka nisur zbatimin e planit të masave për Sezonin Turistik 2020. Ky plan synon informimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit (bar, restorant, hoteleri etj.) për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.
——————–
Situata e pazakontë e këtij viti, për shkak të COVID-19, e bën edhe më të rëndësishme mbarëvajtjen e sezonit, e cila është në interes të së gjithë ekonomisë, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike.
Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor, si dhe të përmbushin detyrimet tatimore.
Strukturat e Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo DRT do të kryejnë vizita në vendet e ushtrimit të aktivitetit të subjekteve, me qëllim informimin e tyre për legjislacionin tatimor, këshillimin për rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare, si dhe marrjen e informacionit në kohë reale për sa i takon ushtrimit të dhënave të përgjithshme subjekteve që ushtrojnë aktivitete në fushën e hoteleri-turizmit, të cilat kanë të bëjnë me: regjistrimin e subjekteve, instalimin e pajisjes fiskale, numrin e punonjësve të përfshirë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore etj.
Më pas do të vijohet me verifikime dhe kontrolle në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me:
– Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në administratën tatimore.
– Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport.
– Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.
– Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm.
– Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.
Administrata Tatimore, me të gjitha strukturat e saj, njofton se është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.
Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, qëllimi kryesor është zbatimi i ligjit, duke u siguruar se sistemi është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë. Kjo është arsyeja, pse strategjia jonë e vë theksin te rritja e cilësisë së shërbimeve për tatimpaguesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpreh bindjen se mënyra më efektive për ta arritur këtë është nëpërmjet ndërtimit të raporteve të besimit dhe respektit të ndërsjelltë, përfundon njoftimi i tatimeve.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Baza e Limionit/ SPAK merr në pyetje ish-zyrtarë, ushtarakë dhe biznesmenë
27/07/2016:56
Ultimatumi i Mirela Kumbaros: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe
27/07/2016:56
Kumbaro në Athinë: ja projektet e Shqipërisë për përmirësimin e cilësisë së ujërave – VIDEO
27/07/2016:56
NJOFTIM PUNËSIMI NË HOTEL IL CONTE DI MONTE CRISTO NË SARANDË
27/07/2016:56
Policia Bashkiake Sarandë ngre alarmin: Po na zaptojnë hapësirat publike me rulot
27/07/2016:56
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
27/07/2016:56
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
27/07/2016:56
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
27/07/2016:56
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
27/07/2016:56
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
27/07/2016:56
Rezervime
Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
27/07/2016:56
Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
27/07/2016:56
Apartamenti 5 – Vila Stupende
27/07/2016:56
The City View Penthouse
27/07/2016:56
Dhomë çift për pushime
27/07/2016:56
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
27/07/2016:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
27/07/2016:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 15
27/07/2016:56
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 33
27/07/2016:56
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
27/07/2016:56