“Sulmohen” zyrat e OMONIA-s në Sarandë, dhunohet Flamuri grek

10/01/1714:01

Shperndaje:


Ngjarja është shënuar gjatë orëve të natës, ku persona të paidentifikuar kanë hequr flamurin grek nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe OMONIA, ku nëpërmjet një deklarate të kryetarit të saj Leonidha Papa, e cilëson aktin si “fyerje të simbolit kombëtar të komunitetit grek që jeton në Sarandë”
KOMUNIKATA:
Sot, oret e para te mengjesit, persona te paidentifikuar hoqen flamurin Grek nga zyrat e Omonias ne qytetin e Sarandes. Per here te trete brenda nje viti persona te paidentifikuar dhunuan flamurin Grek ne zyrat qendrore te ‘’Bashkimit Demokratik te Minoritetit Etnik Grek -OMONIA’’ ne Sarande. Fyerja ndaj simbolit tone kombetar, provokon ndjenjat e te gjithe Heleneve dhe cdo qytetari qe mendon ne menyre te shendetshme. Bejme thirje ndaj organeve shtetrore te tregojne ndjeshmerine e duhur qe te shoqerohen ne drejtesi shkaktaret, përfundon deklarata e OMONIA-s. flamuri-grek 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.