Skandali i Bar-Lulishtes, heshtje nga demokratët dhe Prokuroria

21/05/1914:11

Shperndaje:


E ndërsa kanë kaluar 24 orë nga skandali ku Bashkia Sarandë ka publikuar në APP fillimin e procedurave për dhënien me qera të Bar-Lulishte Butrinti me një vendim të fallsifikuar të Këshillit Bashkiak, nga ana e Partisë Demokratike Sarandë nuk ka asnjë reagim.
Në faqen e tyre në facebook demokratët postojnë foto nga përgatitjet për piknikun e radhës, por heshtin të thonë një fjalë për skandalin e Bashkisë.
Edhe nga ana e Prokurorisë së  Sarandës nuk është parë asnjë reagim, ndërkohë që në cdo vend normal prokurorët duhet të ishin paraqitur në dyert e Bashkisë me pranga në duar.

Ka qenë Saranda Web e cila ka zbardhur vendimin e fallsifikuar me të cilin Bashkia Sarandë ka nxjerrë në tender objektin e Bar Lulishtes.
Për këtë rast Saranda Web ka kontaktuar me Prefektin e Qarkut Vlorë, i cili ka konfirmuar se vendimi nr.19, datë 20 mars 2018 i Këshillit Bashkiak Sarandë është vlerësuar i PALIGJSHËM nga Prefekti më 10. 04.2018 me nr. Protokolli 478


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.