Skadimi i kartave ID, qeveria shtyn afatet deri në përfundim të gjendjes së epidemisë

11/06/2011:29

Shperndaje:


Të gjitha kartat e identiteti që skadojnë në 2020 do të zgjatet deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Vendimi i marrë nga këshilli i ministrave u kërkuar nga ministri i Brendshëm, për të zgjatur afatin e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë.
“Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”- thuhet ne vendim.

A K T  N O R M A T I V

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1
Pas nenit 9/1, të ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/2, me këtë përmbajtje:

“Neni 9/2
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.”.

Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.