Situata në KS Butrinti shkakton debate në Këshillin Bashkiak

17/02/1611:10

Shperndaje:


Situata në KS Butrinti shkakton debate në Këshillin Bashkiak
Situata aktuale në klubin e futbobllit sh.a. ishte fokusi i mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak, të mbajtur pasditen e 16 shkurtit, nën drejtimin e Kryetares së këtij Këshilli, zonjës Tatjana Alikaj.
Për më terpër se një orë, diskutimi u ndal në materialin e paraqitur nga administrator i klubit të futbollit sh.a. Eleron Gjoni. Këshilltarët kryesisht të opozitës, si: Qesko Çakalli dhe Përparim Ahmeti, por edhe këshilltari i PDIU, Mehmet Nelaj, ishin debatues të rreptë, duke e quajtur informacionin e paraqitur të paplotë dhe, që sipas tyre, fsheh realitetin abuziv, pa treguar nëse fondet e destinuara realisht kanë shkuar në destinacionin e duhur.
Zëvendëskryetari i Bashkisë Jorgo Mitro, administratori Eleron Gjoni, si dhe këshilltarët Feruz Basho, Armand Hysi, Rustem Duka, Viloeta Taho, Dhimitraq Lapa, Shkëlqim Nikolla etj., argumentuan se Këshillit Bashkiak iu ofrua informacion për atë çfarë u kërkua një mbledhje më parë dhe se nuk është i nevojshëm një informacion i detajuar për çdo shpenzim, pasi për këtë është dokumentacioni përkatës. Këshilltarët që mbronin mendimin e kundërt, kërkuan ngritjen e një komisioni hetimor për mënyrën e shpenzimit të fondeve, por kjo u kundërshtua me argumentin se duhet pritur sa të përfundojë auditi i brendshëm që është duke u kryer. Propozimi për komisionin hetimor u rrëzua nga shumica e majtë e Këshillit Bashkiak. Kjo ka bërë që këshilltarët e djathtë të bojkotojnë vazhdimin e mbledhjes dhe të largohen prej saj.

LIVE nga mbledhja e Keshillit Bashkiak Sarandë

LIVE nga mbledhja e Keshillit Bashkiak Sarandë
Këshilltarët e djathtë braktisin mbledhjen

Posted by Saranda Web on 2016-02-16


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.