Si të dezinfektoni shtëpitë dhe orenditë që mbajnë më shumë mikrobe

09/04/2017:51

Shperndaje:


isa këshilla praktike na vijnë nga kompanitë e dezinfektimit, ku rekomandojmë mënyrën sesi duhet të veprojmë me ambientet që kërkojmë të dezinfektojmë.
Mimoza Lupi menaxhere e një kompanie pastrimi gjatë një lidhje në skype në emisionin Repolitix thotë se ambientet duhet të kërkojnë një pastrim gjeneral tre herë në vit ndërsa shton se orenditë shtëpiake më me shumë mikrobe janë perdet, dysheku dhe divanët.

“Mënyra e dezinfektimit që ne bëjmë është së pari pastrohet rrënjësisht, pastaj bëhet dezinfektimi i të gjithë ambientit. Dezinfektimin mund ta bëjmë që në fillim, vetëm nëse ka pasur person të prekur me koronavirus në atë ambient. Kërkesat më shumë kanë qenë për zyrat. Për shtëpitë kërkesat kanë qenë sikundër edhe më parë.
Tani janë bërë më maniakë pastërtie njerëzit. Duan të dinë si mund të dezinfektojnë. Edhe për ne është gjë e re dhe informohemi gjatë gjithë kohës mbi solucionet që duhet të përdorim.
Objektet që mbajnë më shumë mikrobe është dysheku, perdet dhe divanet. Në pamundësi për pastrime gjenerale përdorni shumë fshesën me korent. Shkrini sodën e bukës në ujë dhe pastroni me leckë sipërfaqet.” tha Lupi.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.