Shtëpia e Pastër/ 150 të rinj aksion për pastrimin e zonave të ndotura në Ksamil

15/02/2014:30

Shperndaje:


Me nismën e drejtorit të Parkut Kombëtar të Butrintit Eri Sulo dhe drejtorit ekzekutiv të “Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit Ksamil” Soraldo Nebo është organizuar ditën e sotme aksioni më i madh i ndërmarrë ndonjëherë në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.
Me sloganin “Shtëpia e Pastër” 150 nxënës, studentë, aktivistë dhe qytetarë janë përfshirë në një aksion pastrimi në zonën e Ksamilit rreth Liqenit të Butrintit.
Ky aksion ka si qëllim jo vetëm pastrimin e zonave të ndotura, por edhe sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin qytetar për mbajtjen pastër të ambjentit dhe rritjen e presionit ndaj strukturave shtetërore dhe lokale për ndjekjen me seriozitet dhe zbatimit me përpikëmëri të kontratave me firmat e pastrimit.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1427071917464456/


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.