Shtatori kaloi, por punimet në “Lungomare” nuk filluan

04/10/1916:08

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama deklaroi ne 18 gusht se në shtator do të nisë puna për një tjetër lungomare. Bëhet fjalë për qytetin e Sarandës, që sipas kryeministrit Rama, do të ketë një vijë bregdetare ashtu si Vlora.
Kryeministri Rama në postimin e tij, i cili kishte marrë mbi 12 mijë pëlqime, thoshte se procedura ka përfunduar dhe në shtator nis puna, për të transformuar Sarandën ashtu si Vlora.

Por nga vëzhgimi në terren vihet re se jo vetëm punimet nuk kanë filluar, por ende nuk është vënë as tabela e punimeve.
Nga ana tjetër, më shumë se 4.300 qytetarë të Sarandës që i janë përgjigjur sondazhit publik të Saranda Web rreth prioriteteve, në rreth 80% të tyre janë përgjigjur se preferojnë investimin për zgjidhjen e problemit të ujit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.