Shpërthen Stefan Çipa: Ndiej neveri për këtë skuadër, turp për drejtuesit e KS Butrinti

10/04/1619:24

Shperndaje:


tefan cipastefan cipaIsh kryetari i Bashkise Sarande dhe njekohesisht ish presidenti i klubit te futbollit Butrinti ka qene i pranishem ne ndeshjen e luajtur sot ne Gjirokaster. Zoti Stefan Cipa gezon respektin e futbolldashesve teksa ne periudhen e drejtimit 4 vjecar ka qene i pranishem ne cdo takim qe ekipi yne luante, ndryshe nga kryesia e sotme e klubit. Ja fjalet e tij pas “teatrit”
“Si sarandiot dhe si sportdashes i Butrintit, shkova sot ne Gjirokaster per te pare ndeshjen Luftetari- Butrinti. Qe kur rezultati vajti ne shifrat 5-1, u largova nga stadiumi pasi nuk mund te ndiqja më kete teater dhe pazar te ndyre. Me vjen keq qe ne formacionin me te cilen u paraqit ne fushe Butrinti, pjesa me e madhe e lojtareve te formacionit baze ishin lene ne stol. Madje, edhe kur Butrinti barazoi dhe gjerat nuk shkonin sipas planit te pazarxhinjve, dy lojtaret me te mire ne fushe Xhuvani dhe Bazaj u zevendesuan per ti hapur rruge Luftetarit drejt fitores se rradhes. Ndjej neveri qe kete skuader perfaqesuese te nje qyteti e drejtojne njerez pazarxhinj te cilet po na cojne gjithnje edhe me teper drejt fundit te klasifikimit.Turp per drejtuesit e klubit te futbollit Butrinti te cilet luajne me ndjenjat e sportdashesve por mbi te gjitha qe abuzojne me leket e taksapaguesve sarandjote|, – perfundon ish kryetari i Bashkise Sarande.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.