Shpërblimet për fundvit/ Rama u pret shpresat pensionistëve

23/12/1920:17

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama nuk i dha shpresë pensionistëve përsa i përket shpërblimeve të fundvitit, për të cilat është thënë edhe më parë që nuk do të përfitohen këtë vit.

Rama tha se për këtë do të flasin sërish, pasi pretendon se pavarësisht se kategoria e pensionistëve nuk duhet të preket, qeveria duhet të sigurohet se do t’i përballojë vetë shpenzimet për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Nesër kemi mbledhjen e qeverisë dhe sigurisht duhet të flasim dhe për këtë. Sigurisht që ç’ka na ka ndodhur na ka bërë më të kujdesshëm do të thosha jo të frenuar, se ideja ka qenë të mos cënojmë prioritetet dhe sigursisht që pensionistët nuk janë kurrë një kategori që mund ta harrojmë dhe neglizhojmë, por nga na tjetër duhet të jemi të sigurt se duhet të përballojnë 100% qoftë edhe vetë rindërtimin dhe për këtë na duhet të presim dhe rezultatet e konferencës së donatorëve”, deklaroi kryeministri. CNA.al


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.