Shperblim per policet, qeveria shpërblen efektivët e dalluar me dy rroga

17/12/1511:31

Shperndaje:

Shperblim per policet, qeveria shpërblen efektivët e dalluar me dy rroga

Qeveria ka vendosur të shpërblejë në këtë fundvit punonjësit e Policisë së Shtetit, që kanë arritur rezultate të larta në kryerjen e detyrës. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar një shumë prej 98 milionë e 400 katërqind mijë që do merret nga fondi i pagave dhe ka vendosur që masa e shpërblimit të jetë deri në 2 paga mujore.

Ndërkohë që qeveria nuk ka marrë ende një vendim për shpërblimet e pensionistëve apo punonjësve të dalluar të administratës, siç paralajmëroi kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe. Ndërkohë gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosur për lëvizjen në Kosovë të 122 veprave artistike, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, për një eskpozitë që do hapet në Prishtinë.

Shperblim per policet, qeveria shpërblen efektivët e dalluar me dy rroga

Po ashtu janë miratuar një sërë vendimesh që kanë lidhje me investimet strategjike dhe përcaktimin e sektorë strategjikë me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Janë miratuar proçedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, po ashtu është miratuar vendimi për shpronësimet që preken nga rikonstruksioni i rrugëve të bllokut 59 që kufizohet nga bulevardi “Bajram Curri, rruga “Ali Demi” dhe rruga e “Planit rregullues”, në Bashkinë e Tiranës


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.