Shmanget tragjedia në Sarandë, 12 persona shpëtojnë mrekullisht nga mbytja

25/07/1714:09

Shperndaje:


Shmanget tragjedia në Sarandë, 12 persona shpëtojnë mrekullisht nga mbytja.
Salla operative e Kufirit Sarandë u njoftoua nga shtetasi B.K., i cili sqaron se ndodhet në Krorëz në breg të detit së bashku me familjen e tij dhe disa persona të tjerë, të cilët kanë shkuar me këmbë nga mali për të bërë plazh në këtë zonë.
Duke qenë se deti ka qënë i dallgëzuar shumë ata janë ndier të rrezikuar dhe nuk kanë mundur të ngjiten përsëri lartë në mal, prandaj kanë kërkuar ndihmë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit për tju dhënë dihmë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare ku me të mbëritur në vendin e njoftuar kanë konstatuar 12 persona :
1- B.K., 45 vjeç, banues në Tiranë.
2- M.K., 42 vjeçe, banuese në Tiranë.
3- I.K., 15 vjeçe, banues në Tiranë.
4- K.K., 9 vjeç, banues në Tiranë.
5- E.Q., 45 vjeç, banues në Tiranë.
6- I.Q., 40 vjeçe, banues në Tiranë.
7- F.Q.,12 vjeçe, banuese në Tiranë
8- E.Q., 9 vjeçe, banuese në Tiranë.
9- T.V., 47 vjeç, banues në Tiranë.
10- A.V., 43 vjeçe, banuese në Tiranë.
11- E.V., 16 vjeç, banues në Tiranë.
12- A.V., 13 vjeçe, banuese në Tiranë.
Të gjithë shtetasit e mësipërm u gjetën nga shërbimet e Policisë në gjëndje shëndetësore të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare, ka bërë transportimin e tyre për në Lukovë, Sarandë, me mjet lundrues të Policisë, ku u nxorrën në terren tokësor në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa probleme.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.