Shkuan vizitë të prindërit, ndërsa në shtëpi bëhej gjëma

13/10/1917:36

Shperndaje:


Një banesē është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Lagjen nr 3 në Sarandë.
Ndërsa pronari i shtëpisë kishte shkuar për vizitë te prindërit, hajdutët kanë përfituar për të hyrë në shtëpi, duke shkulur një zgarë hekuri që ishte te dritarja e banjës dhe duke plackitur gjithcka u dukej me vlerë.
Vec sendeve me vlerë ata kanë arritur të gjejnë edhe një shumë të konsiderueshme parash, të cilën pronari i banesës e kishte në shtëpi.
Vjedhja është konstatuar vetëm mesditën e sotme kur pronari është kthyer në shtëpi dhe ka gjetur gjithcka të kthyer përmbys.
Policia pasi është njoftuar për ngjarjen ka kryer procedurat e rastit dhe po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve, duke shfrytëzuar edhe pamjet filmike nga biznese rreth banesës.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.