Shkëndijë elektrike në kopshtin nr. 3, rruga e ngushtë bllokon zjarrfikësen të shkojë

02/12/2010:23

Shperndaje:


.
Një shkëndijë elektrike në një kuti shpërndarëse në Kopshtin nr.  3 në Sarandë ka alarmuar edukatoret.
Ato menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësen dhe kanë marrë masa për nxjerrjen e fëmijëve nga ambjentet.
Fatmirësisht zjarri nuk ka vijuar, pasi është ndërprerë energjia energjia elektrike në kohë.

Por ky alarm ka nxjerrë në dritë një problem shumë të madh në Sarandë: Ndërtimet dhe ngushtimet e rrugëve kanë bërë që automjetet zjarrfikëse ta kenë të pamundur hyrjen në këto rrugica dhe mundësia e vetme e ndërhyrjeve të mbetet një automjet i vogël dhe fikëset e dorës.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.