Shkarkohet kreu i Hipoketës në Sarandë Adriana Shehu

03/06/1714:19

Shperndaje:


Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka shkarkuar këtë të shtunë nga detyra 8 zyrtarë të lartë, funksionarë në institucione të ndryshme të shtetit, mes s; cil;ve edhe Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë znj. Adriana Shehu.
Sipas një njoftimi për shtyp nga MD, shkarkimi ka ardhur pasi është konstatuar se zyrtarët në fjalë kanë shkelur ligjin duke u përfshirë në aktivitete elektorale, si dhe për neglizhencë në kryerjen e detyrave.
Më herët Adriana Shehu ishte denoncuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku ai shkruante se “Denoncimi i radhës ka ardhur për Drejtoreshën e Hipotekës në qytetin e Sarandës, Adriana Shehu, e cila është parë në krahë të kandidatit socialist Alket Hyseni.
Sipas qytetarit edhe pse në emër të drejtoreshës së Hipotekës janë bërë disa kallëzime për korrupsion, ajo ende vijon të mbajë këtë post.
‘Ne Shtetin e partise-shtet te Narkorepublikes se Norieges!
– Ndrikull Ardiana Shehu
– drejtoreshe e hipotekes se Sarandes, famoze per aferat e saj dhe vjedhje te prones publike, ben fushate me Alket Hysenin“.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.