Shëtitorja e harruar “Turizëm – Kanali i Çukës”

06/02/1617:17

Shperndaje:


Aktualisht gjithë vija bregdetare ku do të ndërtohet kjo Shëtitore ndodhet në një kaos të vërtetë ndërtimor ku mungojnë elementet e domosdoshëm për zhvillimin e turizmit si rrugë, trotuare, ndriçim, gjelbërim, kanalizim i ujrave të zeza dhe ujrave të shiut, plazhe të sistemuara etj.
Projekti i bazuar në një studim urbanistik parashikon profilimin në gërmim e mbushje të Shëtitores, hedhjen e shtresave të çakëllit, stabilizantit, shtresave me gurë dekorative, troture etj. Në projekt është parashikuar zgjidhja e kënaqshme e largimit të ujrave të shiut me kunetë guri dhe puseta shimbledhëse, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të ujrave të zeza, ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i rrjetit të ndriçimit, realizimi i gjelbërimit dekorativ etj. Gjithashtu projekti parashikon ndërtimin e mikroporteve për jahte, sistemimin e të gjithë plazheve, ndërtimin e korsisë për biçikleta, realizimin e një fashe gjelbërimi etj.
Gjatësia e parashikuar e Shëtitores “Turizëm – Kanali Çukës është 2855 metër, gjerësia  e Shëtitores është 10 m, ku korsia për biçikleta dhe patina me gjerësi 2m dhe fasho gjelbëruese dekorative me gjerësi 1 m, si dhe shëtitorja me gjërësi 7 m.
Të gjitha këto vetëm projekt, asgjë konkrete. saranda-ajri 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.