Sherr i dhunshëm në familjen nga Kosova me pushime ne Sarandë

06/08/1714:07

Shperndaje:


Një sherr i dhunshëm, me përdorim të mjeteve të forta, ka ndodhur gjatë natës në një familje nga Kosova, të cilët ndodheshin me pushime në Sarandë.
Sipas informacioneve të policisë,  dhëndri 23 vjeçar është konfliktuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes  21 vjeçe.
Gjatë konfliktit, ai ka dhunuar edhe vjehrit të tij 48  vjeçar. Në konflikt janë përfshirë edhe familjarë të tjerë të dhëndrit dhe nuses.
Policia njofton se ka bërë arrestimin e dhëndrit dhe se filluar proçedim penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar banus në Breme  Gjermani, sepse në këtë konflikt, ka goditur me sende të forta 2 persona të tjerë të përfshirë në konflikt.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.