Shërbimi i mamografisë edhe për qytetaret e Delvinës

20/10/1811:08

Shperndaje:


 

Ne vijim te fushates se luftes kunder kancerit te gjirit, sherbimi i mamografise falas eshte ofruar edhe ne qytetin e Delvines.
Dje makina e levizshme e mamografise ka mberritur ne Spitalin e Delvines fale interesimit personal te drejtoreshes se ketij spitali Brunilda Meleqi.
Gjate qendrimit ne Delvine te mamografise se levizshme ky sherbim eshte ofruar per 23 gra delvinjote.
Nga burime te Saranda Web mesohet se asnje prej grave nuk ka rezultuar me probleme.
Qyteti i Delvines prej vitesh ka patur probleme me ujin e pijshem cka sipas specialisteve ndikon ne rritjen e riskut perballe kesaj semundjeje.

Mamografia e levizshme do te jete prezente ne spitalin e Sarandes per te ofruar kete sherbim falas deri ne 31 Tetor. 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.