Sekuestrohet prona në Porto Palermo dhe arrestohet “pronari” i saj

18/02/1713:26

Shperndaje:


Sekuestrohet një sipërfaqe toke në Porto Palermo.
Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim:
– Robert Koçi, 60 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, i cili është shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
(Neni 186/2 dhe 287/a,c të Kodit Penal).
Policia në bazë të këtij proçedimi ka bërë sekuestrimin e një sipërfaqe toke prej 20.000 m2 toke në Porto Palermo, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.
Vlera e kësaj sipërfaqe toke shkon rreth 2.5 milion euro.
Për këto vepra penale, shtetasit Robert Koçi, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.porto palermo

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.