Sekuestrohen 456 syze kontrabandë

01/06/1616:53

Shperndaje:


syze sarande Një sasi prej 456 palë syze u sekuestrua ditën e djeshme nga Dega e Doganës Sarandë, Sektori i Monitorimit dhe Strukturave të Specializuara në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Bllokimi dhe zbulimi i kësaj sasie të konsiderueshme syzesh të markave të ndryshme që rezultuan të falsifikuara u bë ndërsa transportoheshin me mjetin tip Audi me targë AA 952 MO nga Greqia në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet pikës Doganore Qafë Botë. Për subjektin që u gjet në shkelje përpos sekuestrimit të mallrave u ndoq edhe procedura përkatëse ligjore, si edhe subjekti ju referua Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkelje e Pronësisë Intelektuale”.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.