SHARE

Sekuestrohen 335 kg kanabis, operacion për kapjen e autorëve.
Një sasi droge prej 335 kg kanabis është sekuastruar nga policia greke në afërsi të një poste kufitare me Shqipërinë.
Sasia e drogës e sistemuar në 175 pako u gjet në një automjet, ndërsa drejtuese dhe një person tjetër kanë arritur të largohen duke braktisur automjetin.
Policia greke po zhvillon një aksion për kapjen e transportuesve të kësaj ngarkese me kanabis.

loading...
loading...