Së shpejti linjë urbane Varreza-Metoq-Çukë-Kanali Çukës-Sarandë

27/03/1914:31

Shperndaje:


Bashkia e Sarandës ka njoftuar marrjen e vendimit për licensimin e një linje të re për transportin urban të udhëtarëve, linjë e cila do të përfshijë Unazën e madhe të qytetit.
Kjo linjë planifikon një mbulim të gjerë të qytetit të Sarandës, duke filluar që nga varrezat e qytetit, të cilat ndodhen në afërsi të lagjes periferike e njohur ndryshe si “Baba Rexhep” por edhe fshatrave të Metoqit, Gjashtës, Cukës dhe Berdeneshit.
Linja e re pritet të zbuti trafikun në qytet, por edhe të vijë në ndihmë të shtresave më të pamunduara ekonomikisht për të përballuar shpenzimet e transportit me taksi për të shkuar deri në varreza.
Linja e re pritet të fillojë nga funksionimi i saj në fillim të muajit maj.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.