Sarandë, i vjedhin lopën gjatë natës 78-vjeçarit

26/01/1712:44

Shperndaje:


Sarandë, i vjedhin lopën gjatë natës 78-vjeçarit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin në periferi të Sarandë Berdenesh.
I moshuari 78-vjeçar e ka kuptuar se çfarë i kishte ndodhur vetëm në mëngjes, kur shkoi të milte qumështin e lopës, por vuri re se lopa nuk ndodhej në stallën të cilën e kishte ngjitur me banesën.
Ky nuk është rasti i parë i vjedhjeve të bagëtive në fshatrat periferik të Sarandës, por raste e vjedhjeve të lopëve nuk ishin dëgjuar deri tani.
Fqinjët e tij më pas kanë lajmëruar policinë e Sarandës, e cila ka filluar hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vjedhjeje.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.