Sarande: Policia shkaterron parcelen e pare me kanabis

16/06/1715:56

Shperndaje:


Sarande: Policia shkaterron parcelen e pare me kanabis.
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se gjatë kontrollit të territorit për evidentimin e parcelave të mbjella me kanabis, ka gjetur një parcelë të tillë në fshatin Xarrë. Sipas policisë, parcela ku ishte mbjellë sasia e kanabisit ishte pronë publike, që i përket njësisë administrative Xarrë, bashkia Konispol. Në parcelën me sipërfaqje prej 45m2, u asgjësuan 20 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.