Sarandë: Policia arreston një person të shpallur në kërkim

Sarandë:
Policia arreston një shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”
Arrestohet shtetasi: – I T, 46 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë.
Policia ka bërë kapjen e këtij shtetasi në fshatin Berdenesh, Sarandë (pranë një servisi) pasi ky shtetas është shpallur në kërkim në Shtator të vitit 2016, për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën tjetër të tij në fshatin Navaricë, i është gjetur një sasi me lëndë narkotike prej rreth 30 kg dhe disa bime të kultivuara pranë banesës, të llojit Cannabis Sattiva.
Vepra penale për të cilat i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

loading...
loading...