Sarandë, plagoset rëndë duke mbledhur lule një 46-vjeçar

17/11/1616:02

Shperndaje:


helikopteret-sarandeNjë 46-vjeçar është rrëzuar në një terren të vështirë në zonën e Kasolles në rrethin e Sarandës, teksa po mblidhte bimë medicinale.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale N.M, banues në lagjen Nr.3 të qytetit, ka pësuar dëmtime në kokë dhe në të dyja këmbët. Policia sqaron se i plagosuri po dërgohet me helikopter në drejtim të Tiranës.
“Rreth orës 11:40, në malin e Sarandës pranë zonës së “Kasolles”, një shtetas duke mbledhur bimë medicinave, lule, është rrëzuar dhe ka rënë në një terren të vështirë e për pasojë ka marrë dëmtime në trup (kokë dhe në të dyja këmbët)”, pohon policia.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.