Sarandë, kurse shpëtimi në bregdet, rregullat mbi sigurinë në plazh

06/08/1715:42

Shperndaje:


 

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit ishte ditën e sotme pranë pushuesve në Sarandë me kurset e shpëtimit të jetës në bregdetin Shqiptar.
Kursi që synon parandalimin e aksidenteve dhe mbytjeve në det, përfshin:
1) Mënyrat e hyrjes në det për dhënien e ndihmës së parë
2) Manovrat e shpëtimit së viktimës ne det.
3) Mënyrat e transportimit të viktimës në breg.
4) Mënyrat e nxjerrjes së viktimës nga deti në tokë.
5) Manovrat bazë të jetë-shpëtimit kur viktima është jo-koshient
E për t’i konkretizuar, roja bregdetare Ndriçim Rako ndau me të pranishmit eksperiencën
e tij.
“Është një rast për tu përgëzuar që jo vetëm ne si roje bregdetare por të gjithë të marrim vesh diçka sadopak”, tha Rako.
Agjencia Kombëtare e Turizmit do te vazhdojë sensibilizimin në plazhe të ndryshme duke shpërndare për pushuesit 10 rregullat e Arta mbi sigurinë në plazh.
“Është një tabelë që bashkia e Sarandës e ka të publikuar në plazhin përkatës, por edhe
subjektet private duhet ta kenë e ta vendosin për pushuesit”, tha Çollaku.
Demostrimi për këto kurse trajnuese, filloi me plazhet e Vlorës, Himarës për t’u
zhvendosur këtë javë edhe në plazhet e Ksamilit dhe Sarandës. Këto kurse do te vijojnë
përgjatë plazheve kryesore te gjithë vijës bregdetare shqiptare nga Velipoja e deri ne
Vlore si dhe në plazhin e Pogradecit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.