Sarandë : Dje 10,000, sot 20,000 rrënjë kanabis

16/05/1615:57

Shperndaje:


karroq sarandeAjo që kishte kohë që përflitej se edhe Saranda ishte gjelbëruar nga hashashi, po faktohet. Në 2 operacione gjatë 2 ditëve të fundit policia ka shkatërruar rreth 30,000 rrënjë kanabis.
Policia kufitare e Sarandës ka zbuluar 20 mijë rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Bimët narkotike u zbuluan në fshatin Karroq. 15 mijë bimë narkotike ishin mbjellë në kubikë, ndërsa 5 mijë rrënjë ishin mbjellë në tokë dhe kishin një lartësi nga 5-10 cm.
Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.