Sarandë, blindohet kufiri me Greqinë

03/03/1616:27

Shperndaje:


klandestine-905x395

Dhjetra efektivë të FNSH-së të Tiranës janë dërguar në pikën kufitare me Greqinë të Qafë-Botës të cilët janë në pritje të mbërritjes së mundshme të refugjatëve sirianë nga Greqia drejt vendit tonë. Trupat e FNSH janë vendosur në vijën e gjelbër kufitare mes dy vendeve.
Frika nga refugjatët sirianë, që kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë ka detyruar autoritetet shqiptare, të dërgojë forcat speciale në kufirin jugor.
Dhjetra forca të FNSH-së së Tiranës janë vendosur në zonën e gjelbër të kufirit me Greqinë, si mbështetëse të oficerëve kufitarë.

Strukturat e specializuara për menaxhimin e turmave, të vendosura në kufirin jugor mbështeten dhe nga strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe kanë ruajtur kontakte të vazhdueshme me autoritetet greke, për të mësuar lëvizjen e karvaneve të refugjatëve sirianë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.