Sarandë, arrestohet 34 vjeçari për kultivimin e 330 bimëve kanabis

13/08/168:26

Shperndaje:


konispoliSarandë, arrestohet 34 vjeçari për kultivimin e 330 bimëve kanabis. Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” në Sarandë, shtetasin:  M M, 34 vjeç, banues në Konispol, Sarandë. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në malin “Kalihore” pranë fshatit Vrinë Sarandë, janë gjetur të kultivuara rreth 330 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 1 parcelë, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë në pronën e këtij shtetasi. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.