Sarandë, ndalohen 2 grekë për kalim të paligjshëm të kufirit

Sarandë, ndalohen 2 grekë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Komisariati i Kufirit & Migracionit Sarandë njofton se  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasit grek S.P e N.P, vjeç 40 e 63, banues në Korfuz.
Këta 2 shtetas dyshohet se me mjetin skaf “Thallasa”, u kapën në brendësi të ujërave territoriale shqiptare, në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.