Sarandë, 3 të arrestuar gjatë natës nga policia

Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprat penale të mëposhtëme:
1-  Policia ka arrestuar nje shtatas 30 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas më datë 21.05.2017, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçe, për motive të dobëta.
2-  Policia ka arrestuar nje 48 vjeçar, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas dyshohet se është autor i vjedhjes së një automjeti tip Benz Mercedes, duke e braktisur këtë mjet pranë fshatit Kulluric.
3-  Policia ka arrestuar një 19 vjeçar, banues në Berat.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen nr.4 Sarandë, duke drejtuar automjetin tip Honda, pa leje drejtimi përkatës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Vjedhja”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 130/a, 134 dhe 291 të Kodit Penal.

loading...
loading...