SARANDA – PERLA E SHQIPERISE

12/01/1611:45

Shperndaje:

SARANDA – PERLA E SHQIPERISE


Këtë herë është një faqe italiane online që promovon Shqipërinë turistike, e më konkretisht Sarandën si një destinacion të veçantë. Siviaggia.it e cilëson qytetin si perlën e vendit. E cilëson si një qytet të veçantë, që simbolizon bukurinë e brigjeve shqiptare dhe një destinacion turistik në kuptimin e plotë të fjalës. Ajo që po tërheq më së shumti turistët e huaj, të cilët janë në rritje gjatë viteve të fundit është se Saranda është një destinacion ekonomik, si për aspektin e akomodimit, ashtu edhe për atë të ushqimit dhe shërbimit. Këtë e favorizon edhe kursi i këmbimit mes lekut (monedhës vendase) dhe euros.

SARANDA – PERLA E SHQIPERISE


Plazhet e Sarandës dallohen për qartësinë e ujit, por edhe për ndërthurrjen mes rërës së bardhë dhe shkëmbinjve. Të pasionuarit pas zhytjeve mund të gjejnë vende të ndryshme për të praktikuar këtë sport. Nuk mungojnë edhe plazhet e virgjëra, që janë larg çdo komoditeti.
Butrinti është një qytet antik që gjendet pas “shpinës” së Sarandës. Kolonat antike dhe amfiteatri vënë në dukje kulturën e lashtë. Mund të arrihet me autobus, por edhe me këmbë për ata që kanë pasion ecjet e gjata.
Që në antikitet ka përfaqësuar një nga vendet më me gjallëri. Në Sarandë, restorantet, lokalet dhe diskotekat janë të hapura kryesisht gjatë sezonit veror. Shëtitorja buzë detit, në qendër të qytetit është vendi ku ka më shumë lëvizje. Për ata që janë të pasionuar pas vendeve të tilla mund të akomodohen rreth kësaj zone.
Mënyra më e shpejtë për të shkuar në Sarandë është me traget. Nga porti i Brindizit mund të shkoni në Vlorë dhe më pas për disa kilometra gjendeni në Sarandë. Nëse udhëtoni natën, me nisjen rreth orës 23.00 mund të mbërrini në orën 7.00.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.