Saranda “harron” Festën e Midhjes dhe çeljen e sezonit turistik

13/05/1719:25

Shperndaje:


Saranda “harron” Festën e Midhjes dhe çeljen e sezonit turistik.
Megjithëse kanë kaluar 2 javë nga hyrja e muajit maj, nga ana e Bashkisë Sarandë nuk ka asnjë njoftim se kur do të zhvillohet ceremonia e Çeljes së Sezonit Turistik në Sarandë dhe Festa e Midhjes në Ksamil.
Në vitet e kaluara në Sarandë ishte krijuar një traditë që këto ceremoni të zhvilloheshin në javën e parë të muajit Maj, ndërsa për vitin 2016 këto ceremoni u shtynë për tu zhvilluar në 3 Qershor, me pretendimin se sic shprehej atëherë kryetarja e Bashkisë Sarandë:
Nga Saranda në Ksamil, është si një kantier ndërtimi. Kjo, pasi mendoj që jemi kapur pas hallkës më kryesore për ofrimin e shërbimit më jetik në komunitet, që është sigurimi dhe furnzimi me ujë të pijshëm.  Megjithë situatën e rrëmujshme për momentin, që ka krijuar ky investim, jam e bindur se ai përfaqëson një investim serioz dhe një hap të madh e të rëndësishëm drejt asaj që unë kam premtuar dhe i qëndroj – që brenda mandatit tim, Saranda dhe Ksamili ta kenë të plotësuar kërkesën për 24 orë ujë në 24″
Qytetarët e mirëkuptuan situatën e vjetshme dhe megjithëse investimi përfundoi, uji 24 orë nuk po duket.
Ndërsa për këtë vit nga ana e Bashkisë Sarandë nuk po bëhen publike arsyet e shtyrjes së Çeljes së sezonit turistik dhe Festës së Midhjes.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.