Saranda e gjelbëruar nga kanabisi, asgjësohen 10,000 rrënjë

15/05/169:34

Shperndaje:


saranda kanabisSarandë
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 9841 rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis sattiva”.
Nga të cilat:
>> Në fshatin Ninat – Bashkia Konispol, janë asgjësuar 5841 rrënjë bimë narkotike, prej të cilave:
– 4023 rrënjë ishin të mbjella në kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
– 1818 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi 5 – 9 cm.
>> Në fshatin Livadhja, janë gjetur dhe asgjësuar 4000 rrënjë bimë narkotike “Cannabis”, të mbjella në vendin e quajtur “Kalaja e Ali Pashës”, prej të cilave:
– 2000 rrënjë ishin të mbjella në tokë, me lartësi deri në 15 cm.
– 2000 rrënjë të tjera të mbjella nëpër kubikë, me lartësi deri në 5 cm.
U bë asgjësimi i tyre me djegie.
Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.