Saranda 24 orë ujë bëhet realitet, por sa do të zgjasi ?

08/04/179:40

Shperndaje:


stefan cipaAskush nuk mund ta besonte, por Saranda ka më shumë se 48 orë që furnizohet pa ndërprerje me ujë të rrjedhshëm.
Investimi prej afër 7.6 milionë euro me kredi i qeverisë gjermane ka bërë kështu realitet ëndrrën e sarandiotëve.
Puna për ndërtimin e depos së ujit dhe linjës së re të ujësjellësit filloi në vitin 2004, gjatë kohës kur në krye të bashkisë Sarandë ishte Stefan Cipa.
Megjithëse qytetarët sarandiotë po shikojnë që uji të mos ndërpritet në cezmat e tyre prej më shumë se 48 orësh, ata përsëri mbeten skeptikë se kjo do të jetë dicka e përkohshme.
Sfida me të cilën do të duhet të përballet ujësjellësi ende nuk ka filluar. Sipas qytetarëve, problem për furnizimin me ujë janë pishinat e panumërta që furnizohen me ujë nëpërmjet lidhjve të paligjshme nga tubacionet e ujësjellësit.
Ditët dhe muajt e verës do të jenë ato që do të tregojnë se sa është në gjendje Ndërmarja e Ujësjellësit Sarandë ta kthejë këtë investim në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.