SAPO NDODHI: Vidhet kali në fshatin e Hasan Tahsinit

15/04/1812:45

Shperndaje:


Nje vjedhje qe sapo ka ndodhur eshte raportuar ne Saranda Web.
Vjedhja ka ndodhur ne fshatin Ninat, vendlindje e Hasan Tahsinit dhe Bilal Xhaferit. Sipas deshmise se dhene ne Saranda Web, nje person i cili nuk eshte banor i fshatit ka kaluar me 3 kuaj te tjere dhe ka marre nje kal nga fshati Ninat, duke e lidhur pas karvanit me kuajt e tjere.
Sipas denoncuesit te rastit, ai ka kontaktuar menjehere pasi eshte njoftuar per ngjarjen me Komisariatin e Policise Sarande, te cilet i kane kerkuar te paraqitet ne Komisariat per te bere nje kallezim per ngjarjen.
Denoncuesi shprehet se per te eshte kohe e humbur dhe para te shpenzuara kot paraqitje ne Komisariat, pasi fshati Ninat ndodhet rreth 50 km larg nga Saranda. Ai shprehet se ka denoncuar ne Komisiariat edhe personin i cili dyshohet si autor i vjedhjes dhe se policia i eshte shprehur se kali do te vije ne shtepi.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.