Rriten çmimet e fruta-perimeve për festa

21/12/1510:49

Shperndaje:

Rriten çmimet e fruta-perimeve për festa

Rritja e çmimeve me afrimin e festave të fundvitit është kthyer tashmë në një problem të perhershëm për qytetarët pavarësisht ndërhyrjes së institucioneve. Qytetarët e Sarandës deklarojnë se ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimit të frutave dhe perimeve dhe pritet që një trend i tillë të vijojë edhe në javët e ardhshme. Afrimi i festave të fundvitit ka rritur çmimet e fruta -perimeve në Sarandë. Ky është një fenomen pothuajse i përvitshëm në Shqipëri.

Rriten çmimet e fruta-perimeve për festa

Ndërkohë që qytetarët Sarandiotë kërkojne nga qeveria të ulë çmimet dhe të rrisë pagat dhe pensionet pasi çmimet në tregjet e fruta-perimeve në prag të festave të fundvitit janë të papërballueshme. Më shumë këtë problem e ndiejnë pensionistët, të cilët shprehen se me ato pak para që marrin e kanë të vështirë që të ushqehen. Në tregun e fruta-perimeve të qytetit çmimet kanë njohur rritje e kjo sipas tregtarëve se frutat e perimet vijnë me çmim të lartë nga furnizuesit dhe për shkak të përfundimit të prodhimit vendas. Sipas tyre pritshmëritë janë për një rritje të mëtejshme të çmimeve në ditët në vijim.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.