Rikthehet Derbi i Jugut, Delvina nesër i thotë “Mirësevjen” ekipit të Butrintit

11/10/1615:19

Shperndaje:


delvina-butrintiEkipi i Butrintit, debutues këtë vit në Kategorinë e dyte, ditën e nesërme do të ketë përballjen e parë në stadiumin e qytetit të Delvinës. Ndeshja midis Delvinës dhe Butrintit do të jetë kryendeshja e grupit B të Kategorisë dytë ku militojnë këto dy skuadra. Nga birime të stafefeve teknike, të dyja ekipet kanë synimet e tyre për të qenë fitues në këtë sfidë. Ekivi vendas i Delvinës është përforcuar këtë vit edhe me 4 futbollist që edicionin e kaluar ishin pjesë e ekipit të Butrintit. Ky fakt e bën këtë takim akoma më interesant. Ndërkohë që  Butrinti këtë vit është rinovuar tërësisht duke bërë pjesë të skuadrës futbollist të rinj të ardhur nga ekipet e moshave. Ekipi i Butrintit do të drejtohet në këtë takim nga Trajneri Adriatik Faslli ndërsa ekipi i Delvinës nga Dritan Mehmeti. Takimi midis 2 ekipeve bëhet akoma më interesant po të kemi parasysh rivalitetin e përjetshëm midid Delvinës dhe Butrintit, rivalitet që i ka shoqëruar takimet mes tyre edhe me dhunë midis tifozerive.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.