Rifillon puna për restorantin në Butrint, pengohen përsëri gazetarët

14/12/1713:25

Shperndaje:


Pas një heshtjeje disa javore, puna për ndërtimin e restorantit pranë Akropolit të Butrintit ka rifilluar përsëri. Burime të besueshme brenda Parkut bëjnë me dije për Saranda Web se puna ka rifilluar përsëri dhe se po punohet në fshehtësi të plotë.
Gazetarët e Saranda Web kanë tentuar të hyjnë dhe të shikojnë nga afër se për cfarë punimesh bëhet fjalë, por janë penguar nga administrata e Parkut.
Gazetarët e Saranda Web kanë dërguar një kërkesë zyrtare në ministri për tu lejuar të filmojnë nga afër, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, pavarësisht se ministrja Kumbaro kishte premtuar se leja gazetarëve do iu jepet brenda 5 minutave me një sms.
Gazetarët kanë kërkuar të hyjnë në Park si vizitorë pa mjetet e xhirimeve, por edhe kjo kërkesë është refuzuar nga administrata e Parkut.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.