Restorant Centrali

Restorant Centrali 13453059_1148804801807801_146135606_o Restoranti mban emrin e vetë vendit. Në vitin 1920 në këtë vend ndodhej centrali elektrik, i pari në qytetin e Sarandës. Në vitin 1995 u ndërtua një restorant i cili në vitin 2006 u ble nga vëllezërit Kondi të cilët kishin restorantin më të mirë në Hamburg të Gjermanisë. Vëllezërit Kondi me përkushtim, dashuri, lodhje dhe mund, e rindërtuan me konçesionet e reja urbane godinën te centrali.
Nga viti 2007 deri në vitin 2013 mbas një kohe të gjatë ndërtimi dhe eksperience 20 vjecare në Gjermani, vëllezërit Kondi hapën Restorant Centralin me emrin e vendit, pra në këtë restorant janë ndërthurur bukuria e detit, tradita familjare, eksperienca profesionale dhe bujaria shqiptare që nuk blihen por trashegohen. Restorant Centrali “Restorant Kozmopolitan” Restoranti ka kuzhinë tradicionale moderne me staf të kualifikuar në Gjermani me kuzhinë të hapur. Restoranti ndodhet në shëtitore me pamje nga deti në mesin e gjirit të Sarandës, përpara ndodhet dhe plazhi i centralit nga i cili vjen dhe emri Centrali. Në tarracën e restorantit ndodhet koktejlbari me pamje mbresëlënëse i cili ka dy hyrje nga rruga Skëndërbeu që është rruga kryesore e qytetit me dy kalime dhe hyrja tjetër është nga shëtitorja e qytetit. Restoranti ndodhet ne qendër të shëtitores përbri shkallëve kryesore. Në laboratorin dhe në kuzhinë prodhohen dhe përpunohen disa asortimente si akullorja , ëmbëlsirat, sorbet, buka, varja e mishrave në temeraturën 1-2°, përpunim dhe mirëmbajtjen e seksonit të peshkut si: krudot, peshk spat pastërma, karpaciot e ndryshme. Kuzhina e Centralit punon me prodhime kryesore të vendit organike bio si mishrat, sallatrat, perimet, fruta të veçanta nga e gjithë Shqipëria. Gama e djathrave është cilësore dhe e veçantë e bazuar në traditën shqiptare.Klientët e restorant Centrali gjejnë në të mikpritjen e ngrohtë shqipëtare produkte të ndryshme të detit dhe tokës dhe një ambient të rehatshëm dhe çlodhës të harmonizuar me një mirësjellje shembullore.
Restorant Cocktail Bar Centrali
Adresa : Bulevardi Naim Frasheri
Tel : 0692107421
Motoja e restorantit është :“ Kush vjen si klient duhet të ikë si mik” 13453036_1148804808474467_1156931668_o13453077_1148804811807800_1718002828_o