Raporti: Ujësjellësi Sarandë me performancë shumë të dobët

17/02/1920:28

Shperndaje:


Enti Rregullator i Ujit ka publikuar raportin vjetor për vitin që lamë pas për 57 shoqëritë në rang vendi.
Sipas këtij raporti niveli mesatar kombëtar i arkëtimeve mbetet edhe për këtë vit 79 për qind, ndërkohë që në UK Sarandë ky nivel është shumë më dobët.

“Niveli i këtij treguesi për të tretin vit radhazi mbetet në të njëjtin nivel rreth 79%. Gjithsesi, brenda 57 shoqërive ka nga ato shoqëri që kanë performancë shumë të mirë, me nivele mbi mesataren e sektorit si, UK Tiranë, UK Berat-Kuçovë, UK Maliq, UK Peqin, UK Librazhd etj, por nga ana tjetër ka shumë shoqëri me nivele të ulëta arkëtimi nën 60% si, UK Kukës, UK Peshkopi, UK Gramsh, UK Pustec, UK Roskovec, UK Sarandë etj”, thuhet në raportin e ERRU-s.

Megjithëse në raportimet e përditshme të mediave në Sarandë prej 1 viti thuhet se vazhdon “Aksioni i Ujit”, jo vetëm qytetarët nuk shikojne ndonje ndryshim në furnizimin me ujë, por as shoqëria nuk po ja shikon hajrin me rritje arkëtimesh. 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.