Rama: Nesër shtetrrethim, hapur vetëm furrat, ushqimoret e farmacitë

12/03/2020:30

Shperndaje:


Nga dita e nesërme (e premte) në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private dhe taksive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë. Që do të thotë askush duk do të ketë mundësi për të lëvizur me makina private brenda për brenda këtyre qyteteve, të paktën deri të dielën në mesnatë, nëse nuk do të ketë një urdhër të dytë.

Një urdhër ky drastik, por shumë i domosdoshëm që u morr ditën e sotme nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend, pas konfirmimit të mbi 10 rasteve. Të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra. Duke kërkuar ndjesë për një vendim të tillë, për shkak se prek shumë mijëra qytetar, kryeministri Edi Rama thekson se e gjitha bëhet për t’i mbrojtur ato në këtë betejë me një armik të padukshëm që tashmë ka hyrë i “paftuar” në vendin tonë.

Ai u drejtohet me një lutje për bashkëpunim të gjithë shqiptarëve, në këtë “luftë”, për të cilën thekson se nuk është në dorën e një njeriu. Ajo që gjithsecili ka në dorë, thekson Rama, është ta lodhim virusin derisa ta mundim duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe me ndihmën e zotit, të diellit e të rritjes së temperaturave!

Ndërkohë, nga sot në mesditë, nuk ka më as transport urban në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit, teksa po bëhet gati transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët të cilët janë të detyruar të lëvizin për t’i shërbyer qytetarëve.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.