Qytetari dixhital: Asnjë tabelë orientuese te Ura e Gajdarit

20/08/1612:22

Shperndaje:


ura e gajdarit Një qytetar, i cili ishte duke pritur një mikun e tij te Ura e Gajdarit, ka vënë dhe e sjell në Saranda Web një fenomen neglizhence dhe papërgjegjshmërie të institucioneve : Mungesën e tabelave orientuese në hyrje të bashkisë Sarandë, te Ura e Gajdarit, aty ku ndodhet dhe rrethrrotullimi që ndan rrugët për Sarandë, Delvinë dhe Gjirokastër. Kam një gjysëm ore dhe më kanë pyetur 50 – 60 persona se nga duhet të drejtohen për të shkuar në Sarandë, por edhe për Delvinë dhe Gjirokastër. “Sa çingune kjo Bashkia e Sarandës, nuk vendos tre tabela te rrethrotullimi i Gajdari te orjentojë turistat qe lenë leket e tyre ne Sarandë. Turp ! “ shkruan mes të tjerash qytetari, i cili kërkon që kjo të sillet në vëmendjen e institucioneve, me shpresën se do të reagohet.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.