SHARE

OSSHE SarandeQytetari denoncon OSSHE: Kam bërë pagesë prej 3 muajsh dhe nuk më ofrohet shërbimi.
Një qytetar nga Ksamili denooncon në Saranda Web sorollatjen që po i bëhet nga OSSHE Sarandë. Ai shprehet se ka bërë që prej 13 Janarit 2017 pagesën për lidhjen e energjisë elektrike në shtëpinë e tij, fakt që bvërtetohet edhe nga mandat pagesa.
Megjithëse ai ka shkuar në zyrat e OSSHE Sarandë shumë herë për t`i kujtuar, thjesht e kanë përcjellë me fjalët “Ik se po vijmë ne”.
Qytetari shprehet se për cështjen ka telefonuar disa herë edhe drejtuesin e OSSHE Sarandë, por tani që i mësuan edhe numrin e telefonit nuk i përgjigjen fare.

loading...
loading...