“Qorri i Delvinës” sjell sirianët e parë në Shqipëri

26/03/169:51

Shperndaje:


qorri delvinesTë ndimuar nga një delvinjot kundrejt 300 eurove, gjashtë sirianë të largur nga lufta në vendin e tyre, kanë mundur të hyjnë në territorin shqiptar, ku kishin kaluar ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë.
Refugjatët sirianë u evidentuan nga policia kufitare e Kakavijës përmes kamerave termike në vendin e quajtur “Mulliri” ku po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.
Ata u ndaluan nga shërbimet e policisë kufitare, ku rezultoi se gjashtë prej tyre ishin sirianë, ndërsa personi i shtatë është shqiptari nga Delvina Zija Çollaku 47 vjeç, i cili i kishte ndihmuar refugjatët të kalonin kufirin në mënyrë ilegale kundrejt shumës 300 euro.
Të gjithë këta persona janë shoqëruar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ku u intervistuan, ndërsa shqiptari që i ndihmoi u arrestua nga policia.
I arrestuari eshte i famshmi “Qorri”, nje i semure mendor nga Delvina, i denuar disa here per vjedhje

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.