Projekti i harruar që do të siguronte 24 orë ujë për Sarandën, Delvinën dhe Ksamilin

30/11/1619:21

Shperndaje:


Qyteti i Sarandës me gjithë investimet e vazhdueshme në ujësjellës ka probleme me furnizimin me ujë gjatë stinës së verës.Përveç kësaj furnizimi i deritanishëm bëhet me stacion pompimi , gjë që rrit koston e furnizimit me ujë.
Realizimi përfundimtar i këtij projekti do të sigurojë totalisht nevojat e qytetit të Sarandës dhe disa fshatrave për furnizimin 24 orë me ujë.
Projekti parashikon të marrë ujë nga burimet e Tatzatit në një largësi prej 24 km nga Qafa e Gjashtës.
Vendi i ndërtimit të parashikuar të depos mund të jetë në kuotë të përshtatshme në Qafën e Gjashtës që mund të mbulojë të gjitha ndërtimet në kuotë më të lartë.
Depoja mendohet të jetë 8000 m3.
Marrja e ujit nga burimi i Tatzatit për qytetin e Sarandës, përveç se do të plotësonte nevojat e qytetit për ujë të pijshëm si dhe të disa fshatrave gjatë linjes, do të bënte të mundur edhe furnizimin me ujë me rrjedhje të lirë të disa sistemeve të ndërtuara më parë si ujësjellësi i Delvinës, Ksamilit, Çukës etj., që aktualisht furnizohen me pompa.ujesjellesi-tatzatit

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.