Prezantohet kandidati për kryetar dhe 33 anëtarët për Këshillin Bashkiak

17/05/1919:45

Shperndaje:


Janë prezantuar përpara strukturave të Partisë Socialiste për Sarandën kandidati për kryetar bashkie Adrian Gurma dhe 33 kandidatët për Këshillin Bashkiak.
Në këtë takim merrnin pjesë 3 deputetët Damian Gjiknuri, Alket Hyseni dhe Andrea Marto.
Gjatë këtij takimi, i cili shënon edhe ndezjen e motorëve të fushatës nga PS Sarandë, përvec evidentimit të vlerave që mbartin kandidatët, u fol edhe për strategjinë elektorale të Partisë Socialiste, e cila do të përqëndrohet në pjesmarrjen sa më të lartë në votimet e 30 qershorit.
Më herët deputetët Gjiknuri, Hyseni dhe Andrea Marto ishin në një takim në Delvinë, ku prezantuan kandidaten për kryetare bashkie Majlinda Qilimi dhe lista e 16 kandidatëve për Këshillin Bashkiak.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.