Presidenti Meta: Kuvendi duhet të shpërndahet, nuk është legjitim

12/02/2019:30

Shperndaje:


Presidenti i vendit, Ilir Meta deklaron se Kuvendi duhet të shpërndahet, pasi nuk ofron asnjë garanci për funksionimin e normave të institucioneve. Kreu i shtetit e ka quajtur edhe njëherë ilegjitim Kuvend. Këtë deklaratë Meta e bëri gjatë intervistës së sotme në Euronews Albania.

“Kuvendi duhet të vetëshpërndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim”, tha Meta.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.