Prerja e kokës së shqiptarit në Paramithi, dyshimet kryesore te grekët

13/05/1617:12

Shperndaje:


VIDEO nga vendi ku u gjet me kokë të prerë Bledar Terpollari. Mediat greke vazhdojnë ta ndjekin vrasjen e 26 vjeçarit shqiptari Bledar Tërpollari, i cili u gjet me kokë të prerë pak ditë më parë. Ato kanë publikuar foto të tij si dhe video nga vendi ku flinte shqiptari.
Mediat greke hedhin dyshime se vrasja e tij mund të jetë kryer edhe nga shtetas grekë dhe kjo nisur nga  fakti se vrasja ishte kryer një armë gjahu. Kufoma pa kohë u gjet mëngjesin e të hënës (09/05/2016) nga një fermer që e kishte punësuar prej dy muajsh shqiptarin.
Vrasja brutale e të riut në Potamia të Komunës së Sulit Thesprotia ka shkaktuar jehonë tek komuniteti lokal.
Duke cituar median shqiptare, mediat greke citojnë nënën e viktimës, e cila kërkon zbardhjen e ngjarjes, duke theksuar se i biri kishte shkuar në moshë të re në emigracion.
Sipas medieve vendase, i riu Tërpollari është arrestuar në Shqipëri për posedim droge dhe me t’u liruar ka shkuar në Greqi. Edhe zbulimi i tablateve telefonike nuk ka dhënë prova për vrasjen makabre.bledar terpollari 1

Posted by Saranda Web on 2016-05-13

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.